Kthehu lart

Portieri i Juventusit e tall Tottenhamin

Portieri i Juventusit e tall Tottenhamin GazetaExpress

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny e ka tallur skuadrën e Tottenham Hotspur duke e quajtur njëra ndër ekipet më të mira të Londrës Veriore.

Përfaqësuesi polak nuk luajti në asnjërën prej dy ndeshjeve të Juventusit kundër Tottenhamit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, të cilën gjiganti italian e fitoi me rezultat të përgjithshëm 4-3, duke e eliminuar nga kjo garë, transmeton Express.

Por, Szczesny është ish-lojtar i Arsenalit dhe u tall me tifozët vendas pas fitores së Juventusit 2-1 në “Emirates”.

Megjithatë, ai nuk ndaloi me kaq, pasi zgjodhi Instagramin për t’i ngacmuar ata edhe më shumë.

“Fitore e madhe festë ndaj njërit prej ekipeve më të mira në Londrën Veriore. Forca Juve!”, shkroi Szczesny në Instagram, bashkë me hashtagun “Londra Veriore është e kuqe”. /Express/  


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 14:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera