Kthehu lart

“Po përgatisim padi për lajmin e rrejshëm për blerjen e lojës”

“Po përgatisim padi për lajmin e rrejshëm për blerjen e lojës” GazetaExpress

​Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka mohuar kategorikisht akuzat se ekipi i tij ka blerë ndeshjen e sotme kundër Llapit.

Në “Sportin Total” në KTV, Isufi ka thënë se ishin shokuar nga lajmi i sotëm, përderisa ka konfirmuar se pas ndeshjes kanë përgatitur padinë për lajmin, siç e quan ai, të rrejshëm.

Ai thotë se, “është dashur që të flitet për rrjedhën e kampionatit. Duke ditur ekipin e fortë të Llapit dhe ecurinë e mirë, por hidhet një lajm që dilet prej kurrkahit. Kjo ka ndikuar te të dy taborret por sidomos te llapjanët”.

Isufi thotë se e ka parë lajmin para fillimit të ndeshjes dhe sigurisht se ka krijuar shqetësim.

“I pash lajmin para ndeshjes dhe sigurisht se krijoi shqetësim, por nuk ka asgjë të vërtetë aty. Kjo na ka prekur shumë edhe pse ne e kemi marrë qetë”, është shprehur ai, raporton Koha.

Sipas Isufit jo vetëm që janë dëmtuar klubet, por janë rrezikuar edhe lojtarët në fushë.

“Pas ndeshjes janë marrë të gjitha procedurat. Ne kemi përgatitur padi, dhe kemi angazhuar avokatin që do të fillojë procesin për të marrë masat ndaj portalit në fjalë. Jo vetëm që është dëmtuar Llapi por është rrezikuar edhe jeta e lojtarëve, dhe kontributi i madh që Llapi ka bërë që të sjellë gjithë atë tifozeri në stadium. Edhe FFK-ja duhet të marrë masa për këtë. Duhet të parandalohen këto dukuri, kur nuk ka fakte”, shprehet Isufi.

“Mund ta marrim një telefon dhe të krijojmë një grup. Por, nëse ne kishim humbur lojën edhe ne kishim qenë pre e këtyre akuzimeve. Imazhi ynë është dëmtuar, si trajnerë e si familjarë por edhe e klubeve dhe atyre që po investojnë në futboll nga një portal po përpiqet të dezinformojë”, ka thënë ai.

Drita ka fituar pikët e plota ndaj Llapit, 1-3, por ndeshja ishte ndërprerë dy herë për shkak të tifozëve vendas që kanë akuzuar ekipin e tyre se kanë shitur lojën.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Prill 2018 23:13
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera