Kthehu lart

Pesë lojtarët e Malagas që mund ta lënë pa titull Real Madridin (Foto)

Pesë lojtarët e Malagas që mund ta lënë pa titull Real Madridin (Foto) GazetaExpress

Real Madridi është një hap larg titullit të kampionit të Spanjës

“Los Blancos” kanë nevojë vetëm edhe për një pikë që të shpallen kampion të La Ligas për sezonin 2016/17 dhe këtë pikë do të kërkojnë të dielën në një stadium tejet të vështirë, “La Rosaleda”.

Të dielën nga ora 20:00, Real luan me Malagan, skuadër kjo që ka mposhtur Barcelonën, Sevillan e Valencian – pothuajse ekipet më të mira të La Ligas.

Duke parë formën nëpër të cilën po kalojnë (tetë ndeshjet e fundit, gjashtë fitore), me të vërtetë pritet të jetë një sfidë e nxehtë në “La Rosaleda”.

Edhe më interesante këtë sfidë e bën prania e ish lojtarëve të akademisë së “Los Blancos”, të cilët sot luajnë për Malagan.

Katër lojtarë të akademisë “La Fabrica”, pritet të zbresin në fushë të dielën, vetëm Llorente nuk ka të drejtë të luajë, pasi edhe më tej është lojtar i Realit, po i huazuar te Malaga, transmeton Gazeta Express.

Miguel Torres (1998-2009)

Luis Hernández (1998-2011)

Juan Carlos (2007-2011)

José Rodríguez (2009-2014)

Diego Llorente (2002-¿2017?)

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 19:02
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera