Kthehu lart

Pacquiao – McGregorit: Shihemi në 2018-ën për një ndeshje të vërtetë!

Pacquiao – McGregorit: Shihemi në 2018-ën për një ndeshje të vërtetë! GazetaExpress

Manny Pacquiao sfidon Conor McGregor.

38-vjeçari filipinas (në dhjetor mbush 39), Manny Pacquiao, ka postuar në “Twitter” një foto të “yllit” britanik të UFC, Conor McGregor, të shoqëruar me mesazhin; “Ruaj formën miku im për një ndeshje të vërtetë boksi në 2018-ën”.

Pacquiao, i cili është tërhequr nga boksi pasi u zgjodh senator në Filipine, u rikthye në korrik në ring, teksa u mposht me pikë nga Jeff Horn, duke humbur titullin në WBO.

McGregor, nga ana tjetër, nuk po ndeshet që pas humbjes në Las Vegas ndaj Floyd Mayweather, që shënon debutimin e tij në boks.

Është thjesht një shaka e filipinasit apo një sfidë e hapur për kampionin e UFC? Kjo mbetet të shihet. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Nentor 2017 19:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera

    • Lionel Messi humbi penalltinë

      Lionel Messi humbi penalltinë 0

    • Barcelona nuk di të ndalet, shënon sërish Suarez

      Barcelona nuk di të ndalet, shënon sërish Suarez 0