Kthehu lart

​Nissan, gati për sfidën elektrike në Formula E

​Nissan, gati për sfidën elektrike në Formula E GazetaExpress

Skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Formula E për sezonin 2018-29 vijojnë me prezantimet e tyre.

Këtë radha ajo që u shfaq e gatshme për këtë sfidë elektrike ishte Nissan me skuderinë japoneze që do të bëjë debutimin e saj në muajin dhjetor ku do të zëvendësojë Renault.

Botërori i Formula E konsiderohet edhe skena ideale për ato që do të jenë makinat e së ardhmes dhe Nissan është ndër të parat që kanë nisur prodhimin e makinave elektrike të rrugës.

Carcamo deklaroi se kompania japoneze ka si objektiv të radhës që të japë të gjithë eksperiencën e saj për garat sportive.

Sipas tij garimi në Botërorin e Formula E është mundësia e arte për t’i prezantuar botës Nissan Intelligent Mobility.

“Nissan po përçon në pistë eksperiencën e fituar nga puna e bërë me makinat elektrike të rrugës”, tha Drejtori i Motorsport Nissan, Michael Carcamo.

“Konkurrenca në botërorin e Formula E po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe mezi po presim që të nisim këtë sfidë inxhinierike të paprecedentë. Do të nisemi në kushte të barabarta me të gjithë kundërshtarët tanë duke parë se në sezonin e 5 të këtij kampionati, të gjitha skuadrat do të paraqiten me makina krejtësisht të reja”. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 18:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera