Kthehu lart

Neymar krenar me PSG-në përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve

Neymar krenar me PSG-në përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve GazetaExpress

Neymar e ka lavdëruar skuadrën Paris Saint-Germainit për përpjekjet e bëra, edhe pse nga Brazili e shikoi duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve kundër Real Madridit.

Duke u riaftësuar nga operacioni në shputën e thyer, Neymar ishte i pashpresë pasi PSG-ja me 10 lojtarë në fushë humbi 2-1 në shtëpi ndaj kampionit aktual në ndeshjen thyese të 1/8 së finales të martën mbrëma.

Marco Verratti u përjashtua nga loja në pjesë të dytë dhe kjo i ndihmoi edhe më shumë Realit ta eliminoi PSG-në me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Përkundër eliminimit, Neymar zgjodhi Twitterin për t’iu treguar bashkëlojtarëve se sa krenar ishte me përpjekjet e tyre.

“Jam i trishtuar nga humbja, e edhe më i trishtuar se nuk kam qenë në fushë për t’i ndihmuar kampionët e mi. Ajo që më bën krenar është se shoh përpjekjet e të gjithëve. Urime djelmosha, FORCA PARIS”, ka shkruar Neymar në Twitter. /Express/  


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 10:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera