Kthehu lart

Napoli shokon në fund Juventusin, rihapet seriozisht gara për titull

Napoli shokon në fund Juventusin, rihapet seriozisht gara për titull GazetaExpress

​Një pikë, kaq është diferenca në Serie A mes liderit e vendit të dytë, pas fitores së madhe të Napolit në “Allianz Stadium”.

Napoli e ka mposhtur 1-0 Juventusin në “Allianz Stadium” për ta rihapur seriozisht garën për titull.

Dy skuadrat u treguan të kujdesshme me lojën e tyre përgjatë 90 minutave, por Zonja e Vjetër u letësua paksa në fund, duke pësuar gol në minutën e 90’ pas një goditje nga këndi.

Ishte Kalidou Koulibaly ai që shënoi për mysafirët për t’i rrëmbyer pikët e plota në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Napoli i është afruar Juventusit në vetëm një pikë, 84 me 85 – çka do të thotë se është rihapur seriozisht gara për titull pasi deri në fund të edicionit, Juve do të luajë dy ndeshje shumë të vështira, me Interin dhe Romën. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Prill 2018 22:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera