Kthehu lart

Milani afër yllit të Bayernit: “Jemi duke negociuar me klubin italian për këtë lojtar” (Foto)

Milani afër yllit të Bayernit: “Jemi duke negociuar me klubin italian për këtë lojtar” (Foto) GazetaExpress

Renato Sanches mund të transferohet në “San Siro”, këtë e ka konfirmuar Karl-Heinz Rummenigge. Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Shefi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se Milan është i interesuar për Renato Sanches, por që deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Oferta besohet të jetë 7 milionë euro në sezon për dy vite në formë huazimi me të drejtë blerje në vitin 2019 për 40 milionë euro.

“Mund të konfirmoj se Milani ka shprehur interesim për Renato Sanches, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, tha Rummenigge për Bild, duke konfirmuar se janë në bisedime.

Mefushori do t’i mbushë 20 vjet muajin e ardhshëm, ai u transferua në “Allianz Arena” verën e kaluar nga Benfica për 35 milionë euro.

Cmimi mund të shkojë deri në 80 milionë euro, varësisht prej bonuseve, derisa 20 milionë euro janë nëse lojtari arrin të hyjë në mesin e tre më të mirëve për “Topin e Artë”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Korrik 2017 21:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Çka po ndodh me Real Madridin?

      Çka po ndodh me Real Madridin? 0

    Të tjera

    • Carabao Cup: Kualifikohen Arsenal dhe Chelsea

      Carabao Cup: Kualifikohen Arsenal dhe Chelsea 0

    • ​Milan vazhdon me fitore

      ​Milan vazhdon me fitore 0