Kthehu lart

Milan pret Arsenalin në Europa League, këto janë formacionet e mundshme

Milan pret Arsenalin në Europa League, këto janë formacionet e mundshme GazetaExpress

​Milan dhe Arsenal do të takohen sonte në San Siro në kuadër të 1/8 së finale së Europa League

Trajneri i Milanit, Gennaroo Gattuso do të vazhdojë të luajë me formacionin e njëjtë sikurse në ndeshjet e fundit, edhe sonte kur pret Arsenalin në San Siro.

Ai nuk dëshiron të bëjë ndryshime, pasi ka gjetur formulën e suksesit, duke mos pësuar asnjë humbje në 13 ndeshjet e zhvilluara në vitin 2018.

Në anën tjetër, Arsenal në këtë takim do të ketë shumë mungesa, por nga fillimi pritet të luajnë Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Për këtë ndeshje trajneri Wenger nuk mund të llogaris në Hector Bellerin, Nacho Monreal dhe Lacazette i lënduar dhe Pierre-Emerick Aubameyang pa të drejtë loje.

Milan: Donnarumma, Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodríguez, Kessie, Biglia, Bonaventura, Suso, Çalhanoglu, Cutrone

Arsenal:  Ospina, Chambers, Koscielny, Mustafi, Kolasinac, Ramsey, Xhaka, Wilshere, Ozil, Mkhitaryan; Welbeck

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 12:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera