Milan – Arsenal, rezultat shokues pas pjesës së parë

​Arsenali po fiton 0-2 në “San Siro” kundër Milanit.

GazetaExpress

Ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Arsenalit, e cila po zhvillohet në “San Siro”, shkruan Gazeta Express.

“Topçinjtë” janë duke fituar me rezultat  0-2. Golin për mysafirët e realizoi mesfushori, Henrikh Mkhitaryan, në minutën e 15’të, kurse për 2-0 realizoi mesfushori tjetër, Aaron Ramsey në fund të pjesës së parë.

Arsenali po dominon në “San Siro”, besoni apo jo, Milani nuk ka bërë asnjë goditje në portë në 45 minutat e para. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit