Kthehu lart

Milan – Arsenal, notat e Xhakës dhe Mustafit

Milan – Arsenal, notat e Xhakës dhe Mustafit GazetaExpress

Xhaka dhe Mustafi kanë bërë paraqitje të mirë në fitoren e Arsenalit 2-0 kundër Milanit.

Arsenali duket se është me një këmbë në çerekfinale, pas fitores 0-2 në “San Siro” kundër Milanit në ndeshjen e parë në kuadër të Europa League.

Henrikh Mkhitaryan në minutën e 15’të dhe Aaron Ramsey në fund të pjesës së parë, realizuan për rezultatin përfundimtar 2-0.

Mkhitaryan u vlerësua si më i miri i ndeshjes, ndërsa dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, bën paraqitje të kënaqshme.

Kjo është një goditje e madhe për Milanin, pasi për ta arritur kualifikimin në çerekfinale, në “Emirates” në ndeshjen e kthimit duhet të shënojnë 3 gola më shumë se “Topçinjtë”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 21:04
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera