Kthehu lart

Mario Balotelli pritet të ftohet në Kombëtare

Mario Balotelli pritet të ftohet në Kombëtare GazetaExpress

Mediat italiane raportojnë se trajneri Luigi Di Biagio do ta ftojë Mario Balotellin në Kombëtaren italiane për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Sulmuesi i Nice nuk ka luajtur për vendin e vet që prej Kupës së Botës në vitin 2014, megjithatë forma e tij e lartë këtë sezon në Francë ka nxitur spekulime se ai do të riftohet në Kombëtare, transmeton Express.

Gazzetta dello Sport raporton se Di Biagio i ka thënë Super Marios të jetë i gatshëm për ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Balotelli do të jetë patjetër në ekipin kombëtar, por para ftesa të tilla janë zakonisht tregues se lojtar do të përfshihet në ekipin përfundimtar.

Balotelli i ka shënuar 22 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 18:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera