Kthehu lart

Manchester City nuk e largon Bytyçin pas tërheqjes nga futbolli, i ofron post të ri në klub

Manchester City nuk e largon Bytyçin pas tërheqjes nga futbolli, i ofron post të ri në klub GazetaExpress

Konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por tashmë do të mbahet mend vetëm për faktin se i ka dhënë fund karrierës në një moshë shumë të re.

Për shkak të problemeve në zemër Sinan Bytyçi ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare, raporton “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

I dalë nga akademia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni.

I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles në kategorinë e dytë holandeze, Bytyçi me këshillën e mjekëve vendosi të tërhiqet nga futbolli. Ai konfirmoi diçka të tillë në intervistën e gjatë për “Daily Mail”.

Në shenjë respekti Manchester City ka vendosur t’i japë një post të ri 22-vjeçarit në klub atë të zbulimit të talenteve.

Konsiderohej vetë një talent i madh por për fatin e tij të keq tashmë Bytyçi duhet të spikasë klasin e të tjerë talenteve.

“Nuk mund ta ndryshojë të djeshmen, por mund ta ndryshojë të nesërmen”, shtoi Sinani për “Daily Mail”. “Mund të shkoj në shtëpi dhe të qaj, ose të vazhdoj para”.

Sinani i është mirënjohës Cityt që kanë vendosur ta mbajnë në skuadër. “Ndoshta dy nga 10 klube mund të shprehin dëshirë për të të mbajtur”.

“Dua t’i falënderoj për këtë shans. Për mua puna më e mirë në botë është të paguhem duke luajtur futboll dhe e dyta më e mirë të paguhesh të shikosh futboll”.

Bytyçi u ndal për pak, dhe më pas shtoi: “Jam shumë i lumtur”, raporton “Daily Mail”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Nentor 2017 22:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera

    • Lionel Messi humbi penalltinë

      Lionel Messi humbi penalltinë 0

    • Barcelona nuk di të ndalet, shënon sërish Suarez

      Barcelona nuk di të ndalet, shënon sërish Suarez 0