Kthehu lart

Liverpool kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Liverpool kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve GazetaExpress

​Skuadra angleze, Liverpool ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Porton me rezultat të përgjithshëm 5:0

Liverpool ka barazuar 0:0 me Porton në Anfield Road, por ka qenë e mjaftueshme për të kaluar në çerekfinale, fal fitores në ndeshjen e parë me rezultat 5:0.

Ndeshja ishte e barabartë, me të dy skuadrat që kishin rastet e tyre të shënimit, por që në fund dështuan.

Përveç tyre, në çerekfinale ka kaluar edhe Real Madrid, që eliminoi PSG-në me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve, ku takohen Manchester City – Basel dhe Tottenham – Juventus. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 06 Mars 2018 22:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera