Kthehu lart

Leicester City e mohon se Mahrez është pensionuar

Leicester City e mohon se Mahrez është pensionuar GazetaExpress

Leicester City e ka mohuar se Riyad Mahrez është pensionuar nga futbolli, duke insistuar se profili i tij personal në Facebook është thyer nga hakerët.

Një mesazh u publikua në faqen e verifikuar të Mahrezit në Facebook të martën vonë, duke sugjeruar se përfaqësuesi i Algjerisë po pensionohet nga futbolli, transmeton Express.

Megjithatë, Leicester ka konfirmuar se postimi nuk ka qenë i vërtetë, dhe se janë duke bërë përpjekje ta fshijnë nga faqja.

“Po, ashtu është. [Postimi] nuk është i vërtetë dhe po punojmë me Facebook-un për ta fshirë”, ka thënë një zëdhënës i Leicester Cityt.

/Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 13:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera