Kthehu lart

Largohet nga Juventus, kalon në Inter

Largohet nga Juventus, kalon në Inter GazetaExpress

​Mbrojtësi i majtë, Kwadwo Asamoah do të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e Juventusit

Kwadwo Asamoah në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, pasi skadon kontrata e tij aktuale me kampionin e Italisë.

Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës, pasi dëshiron të transferohet te rivali, Inter.

Marrëveshja në mes të dy palëve thuhet se është arritur dhe zyrtarizimi i saj do të bëhet në muajt e ardhshëm.

Asamoah do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të përfitojë nga tre milionë euro në sezon. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 06 Mars 2018 19:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera