Kthehu lart

Lamtumirë Juventus

Lamtumirë Juventus GazetaExpress

​Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Kwadwo Asamoah do të largohet gjatë verës së ardhshme

Kwadwo Asamoah ka vendosur të mos vazhdojë kontratën e tij me Juventusi, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Lojtari nuk është i lumtur dhe dëshiron të transferohet te ndonjë skuadër ku mund të luajë më shumë, shkruan Tuttosport.

Fillimisht thuhej se lojtari ishte pajtuar të kalonte në Galatasaray, por tashmë ai ka ndërruar mendje, sepse për shërbimet e tij kanë hyrë në garë Inter dhe Roma.

Asamoah i ishte bashkuar Juventusit në vitin 2012 nga skuadra e Udineses. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 25 Janar 2018 12:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera