Konfirmohet, Arthuri është i Barcelonës?

Gremio ka konfirmuar se Arthuri është afër transferimit në Barcelonë, marrëveshja do të kompletohet këtë javë.

GazetaExpress

Presidenti i Gremios, Romildo Bolzan, ka konfirmuar se mesfushori brazilian, Arthur, do ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

“Gjithçka po shkon drejt finalizimit. Dokumentet nuk janë nënshkruar ende, por transferimi është drejt fazës finale. Mendoj se do të përfundojë gjithçka nesër ose pas dy dite”, tha numri një i Gremios, Romildo Bolzan. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit