Kthehu lart

Juventus fiton dramën ndaj Tottenhamit, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Juventus fiton dramën ndaj Tottenhamit, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve GazetaExpress

​Juventus ka përmbysur Tottenhamin në Wembley 1:2, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Skuadra italiane Juventus ka arritur që nga 1:0 të rikthej rezultatin në 1:2 ndaj Tottenhamit, të cilën e eliminoi nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4:3, pasi ndeshja e parë në Torino kishte përfunduar baras 2:2.

Tottenham shënoi golin e parë me anë të Son, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Juventus u përgjigj me dy gola të shpejtë për tre minuta të Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala.

Përveç Juventusit në çerekfinale kanë kaluar edhe Manchester City, Liverpool dhe Real Madrid. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 22:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera