Varela: E refuzova Interin

Mbrojtësi i djathtë i Penarol, Guillermo Varela, ka pohuar se e kishte refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Inter.

GazetaExpress

Pasi e kishte braktisur Uruguain për të kaluar te Manchester Unitedi, mbrojtësi uruguaian u rikthye te klubi i fëmijërisë në verën e vitit 2017 dhe thotë se nuk po planifikon të kthehet në Evropë në të ardhmen e afërt, transmeton Express.

“Nuk e kam ndërmend të largohem, dua të qëndroj ende prandaj edhe e refuzova Interin”, ka thënë Varela për Radio 1010.

/Express/  

Të tjera

Lajmet e fundit