Kthehu lart

Gjyqtari e përjashton nga loja ish-lojtarin e Arsenalit pasi ia ngatërron emrin me mospajtim

Gjyqtari e përjashton nga loja ish-lojtarin e Arsenalit pasi ia ngatërron emrin me mospajtim GazetaExpress

Një ish-lojtar i Arsenalit është përjashtuar nga loja pasi gjyqtari ia kishte ngatërruar emrin me mospajtim.

Gjyqtari Dean Hulme e kishte pyetur Sanchez Watt-in, i cili po luante për Hemel Hempstead Twon, si quhej sepse po e ndëshkonte me karton gjatë një ndeshjeje të Natioanl League South kundër East Thurrock United, transmeton Express.

27-vjeçari i ishte përgjigjur: “Watt”, por Hulme kishte menduar se ai po i thoshte “What [Cfarë]?” duke shfaqur mospajtim dhe pas kësaj e përjashtoi nga loja për mospajtim.

Megjithatë, Hulme e tërhoqi kartonin pasi iu shpjegua se Watt nuk po tregonte mospajtim por se emri i tij ishte Watt dhe shqiptohej ngjashëm me fjalën “What”, që në shqip do të thotë “Çfarë”.

“Ishte gabim njerëzor”, ka thënë kryetari i Hemel Hempstead, Dave Boggins për BBC Sport.

“Mendoj se të gjithëve iu duk shumë qesharake, përfshirë edhe gjyqtarin”, shtoi ai./Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 13:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera