Kthehu lart

Gjiganti italian e dëshiron Di Marian

Gjiganti italian e dëshiron Di Marian GazetaExpress

​Angel Di Maria mund të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni

Humbja e vendit titullar në skuadrën e parë të PSG-së, ka bërë që anësori argjentinas, Angel Di Maria të mendojë për të ardhmen e tij.

Sipas Tuttosport, skuadra italiane, Inter ka kthyer interesimin për yllin e PSG-së.

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka premtuar se nëse skuadra do të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezoni e ardhshëm, atëherë do ta sjellë argjentinasin në Giuseppe Meazza.

Për lojtarin është duke u interesuar edhe gjiganti katalonas, Barcelona. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 19:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera