Kthehu lart

​Gattuso: Nuk mund të krahasohem me Wengerin

​Gattuso: Nuk mund të krahasohem me Wengerin GazetaExpress

Gennaro Gattuso ka thënë se nuk mund të krahasohet me trajnerin Arsene Wenger, i cili po bën punën e trajnerit që 30 vite

Trajneri i Milanit, Gennarro gatusso nuk dëshiron krahasim me një trajner të madh dhe më përvojë si Arsene Wenger.

Milan do të luajë nesër kundre Arsenalit në Europa League, në kuadër të 1/8 së finales së kësaj gare.

“Unë nuk po e sfidoj Wengerin. Ai ka fituar aq shumë në karrierën e tij. Ai p menaxhon një skuadër që 21 ose 22 vite. Unë jam ende i ri”, tha Gattuso gjatë konferencës për media.

“Do të jetë ndeshje interesante. Filozofia ime e re kundër filozofisë së tij dhe përvojës. Unë nuk mund të krahasohem me të. Krahasuar me Wengerin, unë jam në skuadrën e fëmijëve, sap ia kam nisur, ndërsa ai është trajner që 30 vite”, tha në fund italiani. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 16:22
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera