Gattuso: Bëmë shumë gabime, asgjë s’ka përfunduar

Gattuso thotë se Milani “bëri shumë gabime” në humbjen 0-2 nga Arsenali,

GazetaExpress

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, është shprehur i zhgënjyer me humbjen në shtëpi 0-2 nga Arsenali. Ai ka akuzuar lojtarët që nuk bën lojë ekipore.

Duke ia uruar fitoren Topçinjve, Gattuso tha se ende asgjë s’ka përfunduar, megjithëse e di shumë mirë se rezultati 0-2 është shumë i vështirë për t’u përmbysur në “Emirates”.

“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne bëmë shumë gabime, nuk luajtëm si ekip dhe Arsenali e meritoi fitoren”, tha Gattuso.

“Ne jemi Milani dhe duhet të respektojmë këtë fanellë. Mund të kishim shënuar sonte. Nuk ka përfunduar ende asgjë, por është shumë e vështirë. Do të japim më të mirën tonë (në ndeshjen e kthimit)”, deklaroi Gattuso. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit