Kthehu lart

Lamtumirë Astori

Lamtumirë Astori GazetaExpress

​Bota e futbollit italian sot do të bëhet bashkë për t’i dhënë respektin e fundit kapitenit të Fiorentinas, Davide Astori

Italiani Davide Astori të dielën u gjet i vdekur në hotel pak orë para ndeshjes me Udinesen, duke shokuar botën e futbollit.

Sot në Florence do të bëhet funerali i tij, ku lojtarë, trajnerë dhe drejtorë anembanë Italisë do t’i japin respektin e fundit.

Me mijëra tifozë do të qëndrojnë në Piazza dhe shumë të tjerë në tribunat e stadiumit Artemio Franchi.

Tifozët nuk do të lejohen në Basilica di Santa Croce ku do të qëndrojë arkivoli i tij, ndërsa mediat janë të lejuara vetëm në Piazza Santa Croce dhe Via Antonio Magliabechi. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 09:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera