Kthehu lart

FSHF: Ende s’ka trajner, Duka po vijon bisedimet

FSHF: Ende s’ka trajner, Duka po vijon bisedimet GazetaExpress

Përcaktimi i trajnerit të Kombëtares shqiptare është një temë që po diskutohet çdo ditë.

Së fundmi janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e kuqezinjve për 4 ndeshjet e mbetura të eliminatoreve të Botërorit 2018, si dhe për fushatën e Europianit të vitit 2020.

Duke marrë shkas nga zërat e fundit që po qarkullojnë, Federata Shqiptare e Futbollit në vend ka dalë me një deklaratë për shtyp për të qartësuar situatën.

Në komunikatën e saj, FSHF thekson se për momentin asgjë nuk është konfirmuar, ndërkohë që presidenti Duka vijon bisedimet në lidhje me këtë çështje.

Federata Shqiptare e Futbollit shton se vendimi zyrtar për trajnerin e ri të Kombëtares do të merret në ditët në vazhdim dhe se do të jetë ajo vetë që do ta publikojë lajmin nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Korrik 2017 14:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Barcelona kërkon dy yje të rinj

      Barcelona kërkon dy yje të rinj 0

    Të tjera

    • ​Paulinho i përgjigjet kritikëve

      ​Paulinho i përgjigjet kritikëve 0

    • Ronaldo nuk shënon në portën e zbrazët

      Ronaldo nuk shënon në portën e zbrazët 0