Kthehu lart

Faqja shqiptare e Juventusit u kërkon fansave rezultatin e saktë, fiton në bastore

Faqja shqiptare e Juventusit u kërkon fansave rezultatin e saktë, fiton në bastore GazetaExpress

Një gjë e rrallë ka ndodhur në Kosovë.

Faqja e tifozëve të Juventusit, "Juventus Club Kosova" e ka bërë një postim në Facebook sot gjatë ditës.

"Dua ta ve bast Juven me rezultat te sakte sonte, andaj, ju mund te me ndihmoni :). KOMENTONI rezultatin e sakte si dhe bejeni LIKE rezultatin qe e shihni ne koment e mendoni se do te jete me real. Komenti qe merr me se shumti like deri ne ora 12:00, do ta luaj bast ate rezultat :D", ka shkruar kjo faqe në postim.

Kanë vërshuar komente të shumta, mirëpo një nga ta ka udhëzuar faqen të të luajë rezultatin 1-2, duke marrë më së shumti pëlqime.

Faqja ka vendosur që ta "dëgjojë" fansin dhe e ka postuar tiketën e bastores në mesditë.



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 22:51
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera