Kthehu lart

Emery befason me deklaratën e tij pas humbjes nga Reali

Emery befason me deklaratën e tij pas humbjes nga Reali GazetaExpress

​Trajneri i PSG-së, Unai Emery thotë se nuk duhet të jenë të zhgënjyer, sepse janë eliminuar nga Real Madrid

Unai Emeru thotë se goli i parë i Real Madridit zvogëloi gjasat e tyre për kalim në çerekfinale, ani pse luajtën dy ndeshje të mira.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është zhgënjyese që të eliminohesh nga Real Madrid.

“Goli i tyre zvogëloi mundësitë tona. Është zhgënjim që jemi eliminuar në raundin e dytë, por nuk është zhgënjim sepse jemi eliminuar nga Real Madrid”, tha Emery pas ndeshjes.

Ai e pranon se me Neymar ishin më të rrezikshëm, por thotë se edhe lojtarët tjerë ishin të përgatitur për këtë takim. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 06 Mars 2018 23:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera