E pabesueshme: Shqiptari i qëllon 2 ndeshjet e mbrëmshme në Champions, koeficienti 540

​Një qytetar i Gjakovës ka qëlluar rezultatin e dy ndeshjeve të mbrëmshme të Ligës së Kampionëve Manchster City – Basel dhe Tottenham – Juventus

GazetaExpress

Ditëve të fundit janë qëlluar rezultatet e shumë ndeshjeve në bastore, ku fatlumët kanë fituar shuma të mëdha të parave.

Por, e veçantë ka qenë një e tillë mbrëmë në Gjakovë, ku është qëlluar fitorja e Baselit ndaj Cityt në Etihad dhe prej 1 në 2 ndeshja ndërmjet Tottenhamit dhe Juventusit, rezultati i të cilës në pjesën e parë ishte 1:0, ndërsa në pjesën e dytë italianët fituan 1:2.

Ai ka qëlluar një koeficient prej 540, por ka fituar vetëm 270 euro, sepse tiketën e kishte luajtur me vetëm 0.50 cent. /Express/

Të tjera

Lajmet e fundit