Kthehu lart

​Dy skuadra të mëdha e duan Asension (Foto)

​Dy skuadra të mëdha e duan Asension (Foto) GazetaExpress

Marco Asensio ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane

Ylli në ngritje i Real Madridit, Marco Asensio ka vazhduar të shkëlqej edhe më U21 të Spanjës, ku në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë shënoi het trik.

Këto paraqitje kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij dhe të ofrojnë shuma të mëdha.

Fillimisht e kishte kërkuar Liverpool, skuadër e cila ishte e gatshme të paguante 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Sipas Diario Gol, në garë për spanjollin e ri kanë hyrë edhe dy skuadrat e mëdha evropiane, Arsenal dhe Juventus.

Lojtari disa herë ka thënë se është i lumtur në Real, ndërsa kundër largimit është edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili i ka premtuar më shumë minuta në sezonin e ri. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Qershor 2017 21:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ronaldo e tepron pas triumfit në “The Best”

      Ronaldo e tepron pas triumfit në “The Best” 0

    Të tjera

    • Shkëlqimi i Messit në ceremoninë “The Best”

      Shkëlqimi i Messit në ceremoninë “The Best” 0

    • Karikatura e ditës

      Karikatura e ditës 0