Kthehu lart

“Dua golin e parë me Juventusin”

“Dua golin e parë me Juventusin” GazetaExpress

​Mesfushori francez, Blase Matuidi është shumë i lumtur në Juventus, por thotë se mezi pret të shënojë golin e parë me skuadrën italiane

Blase Matuidi gjatë verës së kaluar la PSG-në për të kaluar në Serie A të kampioni aktual, Juventus.

Mesfushori francez është një nga lojtarët me minutazh më të lartë te bardhezinjtë dhe tregon se po ambientohet mjaft mirë me skuadrën e tij të re.

“Ndihem shumë mirë, sepse po luaj dhe po ambientohem shpejt. Shokët e skuadrës më kanë qëndruar pranë dhe më kanë ndihmuar shumë, ndërsa tani mezi po pres të gjej golin e parë me fanellën e Juventusit”, tha fillimisht Matuidi.

“PSG-ja i përket të shkuarës dhe mendja ime është e përqendruar tërësisht te Juventusi, pasi dua të fitoj Championsin me këtë skuadër. Shorti na rezervoi Tottenhamin, një skuadër mjaft të mirë, por ne kemi element me mjaft eksperiencë, që mund të përballen me këdo”, u shpreh ai në fund. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 15 Dhjetor 2017 23:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera