Kthehu lart

Conte mund të vazhdojë me Chelsean, por me një kusht

Conte mund të vazhdojë me Chelsean, por me një kusht GazetaExpress

Antonio Conte mund të vazhdojë të jetë trajner i Chelseat edhe për sezonet e ardhshme, por me një kusht, raporton The Sun.

Kushti i vetëm që italiani duhet ta plotësojë për vazhduar ta drejtojë skuadrën angleze është të ndalojë së ankuari në bordin e klubit për aktivitetin e tyre të transferimeve, transmeton Express.

E ardhmja e Contes në “Stamford Bridge” ka qenë subjekt i spekulimeve gjatë gjithë sezonit, pasi italiani e vuri në pikëpyetje përkushtimin e bordit për të sjellë lojtarë cilësorë në skuadër.

Tabloidi britanik megjithatë pohon se hierarkia e klubit londinez është e gatshme t’ia falë Contes dhe të nisë gjithçka nga fillimi, nëse 48-vjeçari i ndal ankesat. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 15:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera