Kthehu lart

Chiellini: Tottenham e ka në histori për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve

Chiellini: Tottenham e ka në histori për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve GazetaExpress

Giorgio Chiellini ka thënë se historia ishte në anën e Juventusit kundër Tottenhamit në përballjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti italian u kualifikua në çerekfinale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve dhe mbrojtësi italian beson historia ka bërë që skuadra e tij të triumfonte ndaj anglezëve, transmeton Express.

Tottenham kishte siguruar një barazim 2-2 në ndeshjen e parë në Torino dhe ia doli të shënonte i pari në ndeshjen e kthimit në “Wembley”, përmes Heung-Min Son.

Juventusi, megjithatë, bëri rikthim sensacional duke i realizuar dy gola brenda tre minutave në pjesë të dytë, me anë të dyshes argjentinase, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

Përkundër vështirësive me të cilat u përball Juve, dhe cilësitë e skuadrës së Tottenhamit, Chiellini theksoi se mungesa e historisë së Tottenhamit në këtë garë iu kishte dhënë shpresë atyre.

“Tottenham ka lojtarë të mëdhenj – Kane, [Christian] Eriksen, [Dele] Alli – por ne e dinim se ata gjithmonë lëshojnë raste. Kjo është historia e Tottenham. Ata gjithmonë krijojnë shumë raste por eliminohen gjithmonë. Ne besojmë në histori”, ka thënë mbrojtësi italian. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 17:37
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera