Kthehu lart

Bild: Bayern Munich nuk mund ta transferojë Ronaldon për dy arsye (Foto)

Bild: Bayern Munich nuk mund ta transferojë Ronaldon për dy arsye (Foto) GazetaExpress

Çmimi i lartë dhe paga marramendëse e Cristianos, janë dy arsyet pse Bayern Munichu nuk mund ta transferojë Ronaldo.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas polemikave se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës.

E përditshmja portugeze “A Bola”, lëshoi bombën të premten në mëngjes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, dëshiron të largohet nga Spanja.

Që nga ajo ditë, portugezi ka qenë temë kryesore në gjitha mediat botërore, ku është raportuar në mënyra të ndryshme – duke u munduar që të gjejnë arsyen e vërtetë të këtij vendimi të CR7, e që besohet të jetë për shkak të akuzave për evazion fiskal, që dyshohet se ka fshehur 14.7 milionë euro.

Ronaldo është i dëshpëruar, që besohet të ketë thënë “në Spanjë po më trajtojnë si kriminelë”, teksa AS e Marca raportojnë se lojtari është i nervozuar edhe me klubin, pasi ka pritur ta mbrojnë më shumë në këtë çështje.

Manchester United, Manchester City, Chelsea, PSG-ja dhe klube nga Kina e duan Cristiano Ronaldon, derisa së fundmi është përmendur edhe Bayern Munich.

Por e përditshmja gjermane Bild, ka përmendur dy arsyet kryesore se pse kampionët e Gjermanisë nuk mund ta transferojnë 32 vjeçarin, pavarësisht se Carlo Ancelotit do t’i pëlqente shumë të bashkohej me CR7.

Sipas Bild, Bayern nuk është i gatshëm që të paguajnë 200 milionë euro për Ronaldon, shifër që kërkon Real Madridi nëse nuk gjendet një zgjidhje për të qëndruar në “Bernabeu”.

Arsye tjetër është paga marramendëse e Ronaldos. Aktualisht më i paguari te Bayerni është sulmuesi, Robert Lewandowski me 15 milionë euro në sezon, derisa besohet se Ronaldo merr në Madrid më shumë se 30 milionë, dyfishin e Lewas. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Qershor 2017 11:07
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ronaldo e tepron pas triumfit në “The Best”

      Ronaldo e tepron pas triumfit në “The Best” 0

    Të tjera

    • Shkëlqimi i Messit në ceremoninë “The Best”

      Shkëlqimi i Messit në ceremoninë “The Best” 0

    • Karikatura e ditës

      Karikatura e ditës 0