Kthehu lart

Besart Berisha ia siguron një pikë Melbourne Victory në Champions League aziatike

Besart Berisha ia siguron një pikë Melbourne Victory në Champions League aziatike GazetaExpress

Pas finalizimit ndaj kinezëve të Shanghai Sipg nga pika e bardhë e penalltisë, Besart Berisha gjeti edhe golin e parë me aksion në këtë edicion të Champions Leagues aziatike dhe të dytin personal.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës rezultoi përcaktues në takimin mes Kawasaki Frontale dhe Melbourne Victory që përfundoi në barazim 2-2 me skuadrën australiane që mori pikën e dytë në grupin F duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Kawasaki Todoroki Stadium” në Japoninë e largët ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me brazilianin Elsinho në minutën e 28-të, por nuk vononi shumë shumë dhe në skenë doli Berisha. 8 minuta më pas bomber 32-vjeçar nga Prishtina bëri gjithçka në mënyrën e duhur teksa edhe me pak fat pas devijimit të mbrojtësi kundërshtar realizoi golin që barazoi shifrat në 1-1. 

Në fillimin e pjesës së dytë Kawasaki gjeti sërish epërsinë me golin e Nobarizatos, por në minutën e 3-të shtesë me Berishën që kishte pak minuta që ishte zëvendësuar nga trajneri Kevin Muscat, Melbourne Victory realizoi golin e barazimit me holandezin George nga pika e bardhë e penalltisë.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 14:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera