Kthehu lart

Berisha shënon dy gola në fitoren e madhe të Salzburgut kundër Dortmundit

Berisha shënon dy gola në fitoren e madhe të Salzburgut kundër Dortmundit GazetaExpress

Berisha ka shënuar dy gola në fitoren e madhe të Salzburgut kundër Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”.

Salzburgu ka marrë fitore të rëndësishme në Eruopa League në ndeshjen e parë kundër Borussia Dortmundit, duke triumfuar 1-2 në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Dy golat për mysafirët i shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha në minutat 48’të dhe 56’të.

Vendasit arritën të shënojnë golin që i mban në lojë në minutën e 62’të përmes Schurrles.

Sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Red Bull Arena”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 20:53
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera