Kthehu lart

Bellerin dëshiron ta braktisë Arsenalin për Barçën, kjo e fundit e refuzon

Bellerin dëshiron ta braktisë Arsenalin për Barçën, kjo e fundit e refuzon GazetaExpress

Hector Bellerin ka vendosur se dëshiron ta braktisë Arsenalin për t’u kthyer në Barcelonë, por klubi katalan nuk është më i interesuar për të, raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Barça e ka ndjekur mbrojtësin e djathtë në afatet e kaluara të kalimtare, por nuk ka qenë në gjendje ta bindë Arsenalin për ta lejuar atë të largohej, transmeton Express.

Tani, derisa Arsenali vazhdon të vuajë nën udhëheqjen e Arsene Ëengerit, përfaqësuesi spanjoll ka vendosur të ndërrojë skuadër dhe t’i bashkohet ish-klubit të fëmijërisë.

Megjithatë, Barça beson se Nelson semedo është duke lulëzuar në një mbrojtës ideal të krahut të djathtë dhe do të vazhdojë t’i besojë atij në vend se ta transferojë Bellerinin. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 17:19
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera