Befason Conte: FA Cup e parëndësishme për Chelsean

Antonio Conte ka thënë se FA Cup nuk është e rëndësishme për Chelsean këtë sezon.

GazetaExpress

Chelsea luan sot në udhëtim kundër Leicester City në çerekfinale të FA Cup, me fillim në ora 17:30, por për trajnerin italian, edhe pse sot mund ta arrijë gjysmëfinalen, kjo garë duket e parëndësishme, transmeton Express.

Conte është nën presion të madh në “Stamford Bridge” pas një sezoni të dytë të vështirë me Chelsean, pasi përveç se tashmë ia ka dorëzuar titullin e kampionit në Premierligë Manchester Cityt, tani po lufton për vendin e katërt për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Barcelona e eliminoi nga Liga e Kampionëve në mesjavë, por ish-trajneri i Juventusit ka shpjeguar se kjo gjë nuk ia rrit aspak rëndësinë ndeshjes çerekfinale të së dielës kundër Leicester City.

“Natyrisht se duhet ta fitojmë këtë garë. Por, nuk është e rëndësishme”, ka thënë Conte.

“Shumë herë bëjmë krahasime, sezon i mirë, sezon i keq, nëse fiton diçka. Por, duhet ta nivelin në të cilin jeni momentalisht”, shtoi ai. /Express/

Të tjera

Lajmet e fundit