Kthehu lart

Barcelona pas mbrojtësit të gjigantit francez

Barcelona pas mbrojtësit të gjigantit francez  GazetaExpress

Barcelona është duke e konsideruar mundësinë për të bërë ofertë për mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy.

Me të, gjiganti spanjoll synon ta zëvendësojë mbrojtësin e majtë, Lucas Digne, shkruan revista franceze “France Football”, transmeton Express.

Mendy është vëzhguar në disa raste nga skautët e Barcelonës këtë sezon dhe ka kontratë me Lyonin deri më 2022.

Edhe pse Jordi Alba është padiskutueshëm zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes së Barçës, klubi dëshiron të sjellë më shumë konkurrencë, me Mendy si opsion. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 09:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera