Kthehu lart

Bale refuzon Mourinhon: “Man United? Jam i lumtur në Madrid”

Bale refuzon Mourinhon: “Man United? Jam i lumtur në Madrid” GazetaExpress

Bale është i lumtur në Madrid dhe nuk dëshiron tani për tani të rikthehet në Premierligë.

Gareth Bale ka thënë se nuk është duke planifikuar që të largohet nga Real Madridi për Mancheter Unitedin, teksa tregoi se nuk ka dëgjuar për ndonjë ofertë nga “Djajtë e Kuq”.

28 vjeçari ka bërë vetëm 27 paraqitje sezonin që lamë pas, për shkak të lëndimeve të shumta.

Por, ai edhe më tej mbetet një lojtar i rëndësishëm për Zinedine Zidane, që formon treshen fantastike në sulm BBC, përkrahë Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas.

Bale insiston se është i lumtur me jetën në kryeqytetin e Spanjës.

Kur u pyet nëse po e konsideron largimin nga Reali, uellsiani tha për Marca: “Jo, çdo gjë është komplikuar me lëndimet, por asgjë më shumë”.

“Edhe më tej mund të luaj mirë dhe po ndihem shumë mirë tani. Do të jap më të mirën time sërish. Vetëm sa kam nënshkruar kontratë afatgjate në Madrid dhe jam i lumtur këtu”, shtoi Bale.

“E vërteta është se nuk kam dëgjuar për interesimin e Man United. Gjithmonë lidhem me një rikthim në shtëpi, ashti siç i ka ndodhur David Beckhamit dhe të tjerëve që kanë ardhur në Spanjë. Kjo nuk është diçka e re”, u shpreh më tej Bale për Marca.

“Jam i lumtur në Madrid dhe nëse nuk ka pasur diçka konkrete, ndonjë ofertë, atëherë nuk kemi për çfarë të diskutojmë”, përfundoi Bale. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Korrik 2017 11:21
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Barcelona kërkon dy yje të rinj

      Barcelona kërkon dy yje të rinj 0

    Të tjera

    • ​Paulinho i përgjigjet kritikëve

      ​Paulinho i përgjigjet kritikëve 0

    • Ronaldo nuk shënon në portën e zbrazët

      Ronaldo nuk shënon në portën e zbrazët 0