Kthehu lart

Bale e refuzon Bayern Munichun, e dëshiron vetëm Premierligën

Bale e refuzon Bayern Munichun, e dëshiron vetëm Premierligën GazetaExpress

Ylli i Real Madridit, Bareth Bale, thuhet ta ketë refuzuar gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Përfaqësuesi i Uellsit ka insistuar se do të largohet nga Real Madridi vetëm për ndonjë klub nga Premierliga angleze, sipas Diario Gol, përcjell Express.

Raportohet se klubi bavarez ka bërë ofertë në vlerë 100 milionë euro për Bale, i cili ka refuzuar sepse më parë do ta preferonte kthimin në Premierligë.

Destinacioni i tij i parapëlqyer në Angli është ish-klubi, Tottenham.

Në këtë mënyrë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të mundë ta përfshijë Balein në një marrëveshje të mundshme për Harry Kane gjatë verës. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 25 Janar 2018 14:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera