Kthehu lart

Aubameyang paralajmëron Dortmundin, duhet të transferohem në këtë ligë

Aubameyang paralajmëron Dortmundin, duhet të transferohem në këtë ligë GazetaExpress

Pierre Emerick Aubameyang ka thënë se i duhet të largohet nga Borussia Dortmund, nëse dëshiron të bëjë një hap para në karrierë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyange ka pranuar se i duhet të largohet nga Bundesliga, për të bërë një hap para në karrierë.

Ai tha se dëshira e tij është La Liga dhe se Real Madrid mbetet ëndrra e tij.

“Unë duhet të rritem dhe për ta bërë këtë më duhet të largohem nga Dortmund. Unë jam 27 vjeçar”, tha fillimisht Aubameyang për Radio Monte Carlo.

“Shumë skuadra angleze më duan, por unë preferoj kampionatin spanjoll. Është folur shumë për kalimin tim në Real Madrid, por nuk është skuadra e vetme. E pranoj se Reali është një ëndërr”. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 31 Janar 2017 23:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera