Kthehu lart

Atletico me një këmbë n’çerekfinale

Atletico me një këmbë n’çerekfinale GazetaExpress

Atletico e ka mposhtur 3-0 në shtëpi Lokomotivën e Moskës dhe është pothuajse me një këmbë në çerekfinale.

Atletico Madridi i Diego Simeones ka bërë hap të rëndësishëm drejt çerekfinales në Europa League, pas fitores së rëndësishme në sfidën e parë kundër Lokomotivës së Moskës.

Në sfidën që u zhvillua në “Wanda Metropolitano”, vendasit triumfuan me rezultat të pastër 3-0, duke treguar edhe një herë se janë një ndër favoritët për të triumfuar në këtë garë.

Për 1-0 shënoi një gol shumë të bukur mesfushori, Saul Niguez, në minutën e 22-të, për 2-0 realizoi sulmuesi, Diego Coasta, në minutën e 47-të, për rezultatin përfundimtar 3-0 realizoi Koke 90’.

Sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 20:52
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera