Kthehu lart

Arsenali humb në shtëpi, por kualifikohet

Arsenali humb në shtëpi, por kualifikohet GazetaExpress

Arsenali ka humbur 1-2 në shtëpi nga Ostersundsi, por është kualifikuar falë fitores 3-0 në udhëtim javën e kaluar.

Humbje me shije, kështu mund të konsiderohet disfata 1-2 e Topçinjve në shtëpi nga Ostersundsi. Skuadra e Arsene Wenger u kualifikua falë rezultatit pozitiv në ndeshjen e parë 3-0, ai i përgjithshëm 4-2.

Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë përmes Hosam Aiesh për 0-1 në minutën e 22’të, ndërsa për 0-2 realizoi Ken Sema dy minuta më vonë.

Krejt çka arritën vendasit ishte goli i nderit i shënuar nga Sead Kolasinac në minutën e 47’të.

Pavarësisht humbjes, Arsenali kualifikohet në fazën tjetër falë fitores prej 3-0 në sfidën e parë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Shkurt 2018 22:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera