Kthehu lart

Arsenal me tre mungesa të mëdha ndaj Milanit

Arsenal me tre mungesa të mëdha ndaj Milanit GazetaExpress

​Trajneri Arsene Wenger nuk mund të llogaris në tre yje të skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Milanit në Europa League

Hector Bellerin, Nacho Monreal dhe Alexandre lacazette nuk do të luajnë në ndeshjen e nesërme ndaj Milanit.

Kjo është konfirmuar nga traneri Arsene Wenger, i cili tha se të tre janë të lënduar dhe nuk janë të gatshëm për lojë.

“Bellerin është lënduar, ka një inflamcion në gjurin e majtë. Ai tentoi, por nuk arriti të ia dal. Nuk duket lëndim i rëndë”, tha Wenger gjatë konferencës për media.

“Alexandre Lacazette nuk është gati. Ne kemi lënë Nachon po ashtu jashtë, sepse nuk është gati. Ai është stërvitur pak sot, por nuk është gati”, u shpreh në fund francezi.

Milan dhe Arsenal do të takohen nesër nga ora 19:00 në San Siro. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Mars 2018 19:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera