Kthehu lart

Arrihet marrëveshja, ylli i Napolit në Milan

Arrihet marrëveshja, ylli i Napolit në Milan GazetaExpress

Mediat italiane raportojnë se portieri i Napolit, Pepe Reina, edhe zyrtarisht ka pranuar të kalojë te Milani, i cili e ka njoftuar klubin aktual të tij.

Përfaqësuesit spanjoll i skadon kontrata me Napolin në fund të këtij sezoni, i cili nuk qe i gatshëm t’i ofrojë atij më shumë se një vit zgjatje të kontratës, transmeton Express.

Në javët e fundit u raportuar se “Kuq e zinjtë” ishin të etur për ta blerë atë, dhe numri i sotëm i Gazetta dello Sport raporton se marrëveshja është arritur.

Në bazë të rregullave të UEFA-s, cdo klub mund ta kontaktojë Reinan në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij, por ato duhet ta informojnë klubin e tij aktual për të treguar se është arritur marrëveshja.

Sipas të përditshmes italiane, Milani e ka bërë pikërisht këtë gjë, duke e njoftuar Napolin se ka arritur marrëveshje me Reinan për kontratë me kohëzgjatje deri më 2020.

Gazzetta beson se Reina do të paguhet 3 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset, si dhe ka një opsion për zgjatjen e kontratës për edhe një vit tjetër pas skadimit. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 14:13
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera