Alves mohon t’i ketë fshirë hundët për fanellën e Cristiano Ronaldos

Alves mohon t’i ketë fshirë hundët për Cristianon.

GazetaExpress

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Dani Alves, thotë se raportet se ka fshirë hundët për fanellën e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, të martën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, “nuk kanë kuptim”.

Alves shihet duke fshirë hundët me dorë dhe më pas të njëjtën e vendos në fanellën e Ronaldos, por braziliani mohon ta ketë bërë një gjë të tillë.

“Në këtë punë, nuk është e dhimbshme të eliminohesh sepse është pjesë e jetës dhe me këtë jetojmë çdo ditë, është pjesë e futbollit, por është e dhimbshme të shohësh dhe lexosh gjëra të kota si kjo...”, ka shkruar Alves në Twitter.

“Do të vazhdoj të luftojë siç kam bërë dhe t’i lë anash gjërat pa vlerë që thonë njerëzit budalla #mosmirënjohës”, vazhdon Alves në postimin në “Twitter”.

Megjithatë, kamerat e kanë kapur shumë keq Alvesin dhe pamjet duket se tregojnë të kundërtën e asaj që thotë braziliani. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit