Kthehu lart

Allegri tregon cilës skuadër i frikësohet në Champions

Allegri tregon cilës skuadër i frikësohet në Champions GazetaExpress

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pranuar se skuadra e vetme me të cilën nuk dëshiron të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është Barcelona.

Juve e mposhti Tottenhamin në ndeshjen e kthimit mbrëmë në “Wembley”, duke e siguruar një vend në çerekfinale të kësaj gare, transmeton Express.

Shorti çerekfinal do të hidhet të premten një javë, por ekziston vetëm një klub i mbetur në këtë garë me të cilin bosi i Juves nuk dëshiron të takohet.

“Skuadra e vetme me të cilën s’dua të përballem është Barcelona”, ka thënë Allegri për Viasport.

“Sepse çdo vit, është Barcelona, Barcelona, Barcelona.. mjaft më!”, shtoi ai. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 18:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera