Kthehu lart

Allegri refuzoi Real Madridin

Allegri refuzoi Real Madridin GazetaExpress

Massimiliano Allegri ka zbuluar se Presidenti i Realit, Florentino Perez, e ka kontaktuar për t’i dhënë detyrën si trajner i klubit të tij.

Ndërkohë, Massimiliano Allegri ka refuzuar Realin në mënyrë që të vazhdoj si trajner i Juventusit. Ai është pyetur edhe për spekulimin që është kërkuar nga ekipi anglez, Chelsea, trajneri italian nuk është përgjigjur për këtë por ka shtuar se ka qenë vendimi i duhur për të qëndruar në Itali, Transmeton Gazeta Express.

“Real Madrid and Chelsea? Le të themi që i kam thënë po Juventusit. Kam folur me Presidentin, dhe ka qenë e drejt për mua që të qëndroj këtu. Ishte një vendimi që unë tashmë e kisha vendosur”, tha Allegri.

“Vendosa të qëndroj në Juve dhe e kam respektuar atë që kam thënë, e falënderoj Presidentin e Realit i cili më dha mundësinë”, shtoi Allegri./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera