Kthehu lart

Agjenti: Martinez do t’i bashkohet Interit

Agjenti: Martinez do t’i bashkohet Interit GazetaExpress

Agjenti i Lautaro Martinezit e ka konfirmuar se sulmuesi i Racing Club do t’i bashkohet Interit dhe se “Zikaltrit” kurrë s’do të pajtohet që ai të qëndrojë në Argjentinë deri në dhjetor.

Sulmuesi argjentinas është lidhur shumë ngushtë me Interin, por së pari dëshiron ta fitojë Copa Libertadores e cila nuk mbaron deri në nëntor, transmeton Express.

“Martinez do të shkojë në Interi për 24 milionë euro”, ka thënë agjenti i tij, Rolando Zarate për TyC Sports.

“Gjithmonë kam folur me ‘Zikaltrit’ që ai t’iu bashkohet atyre në qershor. Ata kurrë nuk do të pajtohen ta lënë atë në Argjentinë deri në dhjetor”, ka shtuar ai. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Mars 2018 16:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera